Parashikimi i motit për pesë ditët e javës [IHMK]
- rilindjashqiptare
- Dec 11, 2016
- 1 min read

Në pesë ditët e ardhshme moti në Kosovë do të jetë i ftohtë, bën të ditur përmes një komunikate për media IHMK.
“Masat e ajrit me origjinë polare do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit. Nga dita e hënë deri të enjten temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqendruara mbi vendin tonë duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat ekstreme ( minimalet dhe maksimalet)”, thotë IHMK .
Të hënën dhe të enjten IHMK thotë se do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta.
“Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Presioni atmosferik vazhdon të mbetet i lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, bën të ditur IHMK.
Comentários