top of page
123.jpg

Kafshët që kushtojnë më shtrenjtë se shtëpitë, veturat luksoze e diamantet

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 15, 2016
  • 2 min read

Të mbash kafshë nuk është aspak e lehtë.

Bazuar në organizatat për sigurinë e kafshëve, shpenzimet mesatare për t’u kujdesur për një qen ose mace gjatë gjithë jetës së tij apo saj janë rreth 17 mijë funte .

Por, disa adhurues të kafshëve shpenzojnë shumë më tepër se kaq vetëm për blerjen e ndonjë kafshe që ata pëlqejnë, duke përjashtuar shpenzimet e mëtutjeshme për ushqim dhe strehimin e tyre.

Më poshtë është lista e kafshëve më të shtrenjta në botë, çmimet e të cilëve tejkalojnë edhe çmimet e gjërave më luksoze:

5. Luani i Bardhë

Ata gjenden vetëm në Afrikë dhe janë më pak se 300 të tillë.

Dhe, për të siguruar një luan të bardhë, një adhuruesi të kafshëve i duhet të paguaj hiç më pak se 105 mijë funte, që me gjasë mund të mbetët vetëm në listën e dëshirave.

4. Labradori

Një qen i kësaj race ka arritur të shitet me çmim rekord prej 118.000 funte.

3. Lopa Holstein

Një lopë e llojit të tillë, e quajtur “Missy”, ka arritur të iu shitët disa investitorëve kanadez për 913.000 funte (1.2 milion dollar)

2. Qeni roje i racës Mastiff

Raca e qenve aziatikë, me pamje të lezetshme, por shumë të ashpër renditen si kafshët e dyta më të shtrenjta në botë dhe qet më të shtrenjtë në botë.

Një qen i kësaj race u shit në Kinë për 1.14 milion funte.

1. Kali

Nuk është për qudi që një krijesë e tillë elegante të kryesoj listën e kafshëve më të shtrenjta.

Para së gjithash, kalërimin është sport i mbretëve, dhe pa dyshim se kuajt do të kushtojnë shtrenjtë.

Rekordi i shumës më të madhe të siguruar nga shitja e një kali, u realizua në vitin 2006 në Amerikë, ku një i tillë u shit për 12.2 milionë funte.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page