Kosova edhe zyrtarisht bëhet me kodin telefonik +383
- rilindjashqiptare
- Dec 15, 2016
- 1 min read

Unioni ndërkombetarë i telekomunikimeve (ITU), Kosovës i ka ndarë kodin telefonik +383.
Kosova ka hyrë në listën zyrtare të shteteve dhe rajoneve gjeografike që kanë kode telefonike.
Këtë e ka bërë të ditur, Ministria e Dialogut përmes një njoftimi për medie, transmeton “Zeri.info”.
"Po ashtu, bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës", thuhet në njoftimin e Ministrisë, përcjell .
Njoftimi i plotë:
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njofton se sot shteti i Kosovës u bë me kod telefonik ndërkombëtarë 383 të cilën ITU ia alokoi edhe zyrtarisht.
Po ashtu, bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Ministrja Tahiri dhe grupi punues: Kreshnik Gashi, koordinator profesional për telekomin dhe kryetar i bordit të ARKEP, Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin dhe këshilltar i ministres Tahiri, Ilir Imeri, drejtor i departamentit për menaxhimin e frekuencave në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, drejt teknik i Telekomit të Kosovës dhe Zana Bejta nga IPKO, i urojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë të arritur.
Ju njoftojmë se gjatë ditës do të ketë konferencë për media në lidhje me këtë çështje.
Comments