top of page
123.jpg

A do të ketë borë në vikend, tregojnë meteorologët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 16, 2016
  • 1 min read

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës tregon për motin që do të mbajë në fundjavë. Sipas këtij insititucioni vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesen e parë të ditës vende-vende do të krijohen kushte për mjegull të intensitetit mesatar. Vlera minimale e temperaturës gjatë vikendit do të lëvizë ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK thekson se shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales, por ka tendencë të ulet gjatë javës së ardhshme, lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë rrethë 98% , gjatë ditës parashihet të bie rrethë 74%. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page