top of page
123.jpg

Ja si të mbani mend gjithçka (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 16, 2016
  • 1 min read

Disa njerëz janë më të mirë në aspektin e të mbajturit mend fakte, fytyra dhe emra, por ka truqe të caktuara të cilat do t’i ndihmojnë edhe personat me memorien më të dobët të mbajnë mend gjithçka. Në një video të publikuar së fundmi, Aaron Topaz nga

“Positively Brainwashed” na tregon se si ta bëjmë këtë.

Sipas Topaz, çelësi për të mbajtur mend është po aq i thjesht sa ‘ALI’; Ndërlidhja (Association), Vendodhja (Location) dhe Imagjinata (Imagination). Në videon e tij, Topaz na mëson si t’i përdorim këto tri teknika për të mbajtur mend thuajse çdo gjë.

P.sh., kur është fjala për të mbajtur mend disa numra, Topaz e ndërlidhë çdo numër me një emër apo folje.

Numri 25 është Babadimri duke dhënë dhurata, pasi që në datën 25 dhjetor janë Krishtlindjet. Numri 07 është agjenti James Bond duke mbajtur një armë, pasi që ndryshe njihet si agjenti 007. Ky truk na ndihmon të mbajmë mend shumë numra dhe shumë lehtë mund të mësohet.

Përderisa në fillim mund t’ju duket paksa e vështirë, faktikisht nuk është e vështirë. Me pak praktikë dhe dedikim, ju do ta përmirësoni memorien në afat rekord. Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme të Topazit rreth kësaj dukurie.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page