top of page
123.jpg

Fshehu 3 tonë ar, “gjuetari i thesareve” detyrohet të tregojë pasurinë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 18, 2016
  • 1 min read

“Gjuetari” më i madh i thesareve në Amerikë, Tommy G. Thompson nuk do të lejohet të dalë nga burgu pa i treguar policisë se ku i ka fshehur tre tonë ar që ajo kërkon prej tij. Sipas agjentëve të FBI-së ai akuzohet për mashtrim të policisë dhe fshehjen e pjesës më të madhe të një sasie ari që gjeti në oqeanin Atlantik në vitin 1988. Ari i gjetur prej Thompson kishte qëndruar për 130 vite në fund të oqeanit pas fundosjes së një anijeje në vitin 1857 ku humbën jetën edhe 425 persona, shkruan Ora News. Tommy G. Thompson, me profesion inxhinier, ndërtoi enkas një robot i cili bëri të mundur nxjerrjen e tonëve të arit në sipërfaqe. Sipas raportimeve të medias vendase, thesari i zbuluar prej tij përbëhet nga monedha ari të rralla të shekullit të 19-të dhe shufra të mëdha ari. Pas ngjarjes autori ndërroi disa shtëpi, duke përdorur emra të rremë, derisa u bë i mundur arrestimi i tij në vitin 2015-të. Sipas avokatit mbrojtës të tij Thompson ka pësuar probleme me kujtesën dhe nuk i kujtohet se ku e ka fshehur thesarin. Por gjykata e ka cilësuar të rremë faktin e humbjes së kujtesës dhe e ka dënuar Tommy Thopmson edhe me 1000 dollarë në ditë derisa ai të tregojë se ku e ka fshehur arin./albeu.com/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page