top of page
123.jpg

Çiftet që dehen së bashku janë më të lumtura

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 19, 2016
  • 1 min read

Siç duket është mirë t’ia shtoni një shishe verë takimit tuaj javor.

Sipas një studimi të ri të publikuar në Journals of Gerontology Series B: Psychological Series, sekreti i një lidhje të gjatë dhe të lumtur mund të jetë alkooli.

Hulumtuesit kanë zbuluar se çiftet mbi moshën 50 vjeçare kanë raportuar për martesa më të mira nëse dy partnerët kishin konsumuar alkool. Nëse njëri partner kishte konsumuar ndërsa tjetri jo, atëherë raportimet kishin qenë më të larta për pakënaqësi apo mungesë lumturie në martesë.

Hulumtuesit kanë anketuar 4,864 njerëz të martuar me çifte të cilët kanë qenë së bashku për një periudhë mesatare prej 33 viteve, për të zbuluar se si konsumimi i alkoolit ndikon në lidhjet e dashurisë.

Ata kishin pyetur pjesëmarrësit se sa herë brenda jave konsumojnë alkool, dhe sa shumë konsumojnë.

Është zbuluar se sasia e alkoolit që e konsumonin çiftet nuk ndikonte në kualitetin e lidhjeve – përderisa asnjëri nga partnerët nuk e kishte tepruar. Gjithçka kishte qenë rreth asaj se a pinin dy partnerët, apo vetëm njëri.

Prandaj, përderisa të dy konsumoni alkool – pavarësisht pijes që e zgjidhni apo sa shumë pini – mundësitë janë më të mëdha që do të keni një lidhje të lumtur.

Por, para se të filloni ta zhytni vetën në pije, është një gjë tjetër e rëndësishme që duhet ta mbani mend. Efektet e njëjta për përmirësimin e kualitetit të lidhjes i kishte edhe mos konsumimi i alkoolit nga asnjëri partner.

Pra, ose duhet të konsumoni që të dy ose asnjëri nëse dëshironi të keni një martesë të lumtur.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page