top of page
123.jpg

Ja cilat janë vendet më injorante të botës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 20, 2016
  • 1 min read

Dija e vërtetë është të njohësh vetveten dhe nga një studim i fundit, duket se të pakta janë vendet që e bëjnë këtë. Ipsos MORI publikoi një rezultat interesant të një studimi, ku ka renditur disa popujt mbi bazën e dijeve të tyre. E veçanta e këtij studimi është se nuk është përpjekur që të gjejë popullin më të zgjuar, por të kundërtën; atë më naivin. Anketa e realizuar në disa vende të botës ka patur në përbërje një sërë pyetjesh, që nga më të thjeshta e deri tek ato më të komplikuarat, që kërkonin njohuri të avancuara në një fushë respektive për përgjigjie. E në bazë të përgjigjieve të marra, Ipsos MORI ka ndërtuar atë që e quan “Indeksi i injorancës”. Shqetësuese është se katër nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara bëjnë pjesë në vendet më injorante. Kina, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe India janë vende “injorante”, sipas Ipsos MORI dhe të mendosh që të gjitha këto vende luajnë një rol të madh në çështjet ndërkombëtare dhe fatin e pjesës tjetër të botës. Në studim janë përfshirë 40 vende dhe rezultatin më pozitiv nga vendet e zhvilluara në Europë e ka regjistruar Gjermania. Fatkeqësisht (ose fatmirësisht) në studim nuk është përfshirë Shqipëria…


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page