top of page
123.jpg

Një tortë shumë e shijshme vetëm me tre përbërës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 20, 2016
  • 1 min read

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë ju themi se kjo recetë japoneze bën për ju.

Për këtë tortë do t’ju duhen vetëm tre përbërës dhe më pas do ta keni shumë të thjeshtë për ta pregatitur. Koha për pregatitjen e tortës është 1 orë.

Përbërësit:

120 gr krem djathi i pakripur

120 gr çokollatë e bardhë (ose e zezë, sipas dëshirës)

3 vezë

Përgatitja

Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha. Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe ngrohni furrën në 170 gradë. Merrni 120 gramë çokollatë të bardhë dhe shkrijeni atë në avull. Pasi të shkrihet plotësisht shtoni kremin e djathit. Shtoni të verdhat e vezës dhe më pas përziejini me një lugë. Më pas, shtoni të bardhën e vezëve në një enë dhe përziejini deri sa të bëhen shkumë. Më pas shtojini në pregatitjen e mëparshme.

Një tigan apo tavë për pjekje me diametër 14 cm yndyroseni (lyejeni me pak gjalpë).

Hidhni në të përzierjen. Më pas merrni një tigan pak më të madh dhe shtoni pak ujë.

Futeni në furrë dhe piqni kekun në 170 gradë për 15 minuta. Fikeni furën dhe lëreni tortën të qëndrojë aty, në nxehtësinë e sobës edhe për 15 minuta të tjera.

Më pas nxirrni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet. Atë mund ta spërkatni m sheqer pluhur, për të marrë më shumë shije. Ju bëftë mirë!


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page