top of page
123.jpg

Zinxhirët automatik që shmangin ngecjen e automjetëve në borë apo akull [Video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 20, 2016
  • 1 min read

Problemet gjatë stinës së dimrit si shkas i borës apo akullit që bën automjetet të rrëshqasin, siç duket me këtë pajisje mund të evitohen.

'Rotogrip' është pajisje e përbërë nga disa zinxhirë automatik me cilësi të lartë tërheqëse, të cilët iu mundësojnë ngarje të sigurt në dëborë apo në rrugët e akullta, shkruan Indeksonline.

Kjo pajisje instalohet anash gomave të pasme apo të përparme të veturës, varet me cilat goma tërheq vetura.

Në momentin që e vreni që automjeti juaj po ngecë, ju nuk keni nevojë për të dalur jashtë, krejt çfarë ju duhet të bëni është që gjatë vozitjes të prekni butonin, i cili shtyn në funksion këta zinxhirë auomatik.

Kjo pajisje më së shumti ka vlerë për automjetet e urgjencës, si autoambulanca, zjarrëfikësit etj pasiqë janë mjete që iu duhet patjetër të arrijnë destinacionin e tyre, pavarësisht motit të keq. Por edhe për gjitha mjetet tjera, si p.sh kamionët që kan peshë të rëndë. /Indeksonline.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page