top of page
123.jpg

Amerikanët shkruajnë për shqiptarët: Ja çfarë do të thotë të jesh shqiptar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 21, 2016
  • 3 min read

Faqja e mirënjohur në të gjithë botën “BuzzFeed” i ka kushtuar shqipërisë dhe shqiptarëve një artikull shumë interesant, mbi veset zakonet, të mirat dhe të këqijat. Të gjitha këto vijnë në një listë prej 41 pika të karakteristikave të shqiptarëve të parë në syrin e një amerikani. Dhe realisht janë shumë të vërteta, të gjitha, duke nisur dasmat, kurshënjtë, bakshishët e deri tek nervozizmi i gjyshit kur shikon politikatët e urryer në televizor. Ndaj ju ftojmë të njihni vetën ne syrin e pagabueshëm të një amerikani. 1-Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj 2-Lini bakshish edhe në supermarkete 3-Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre) 4-Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi dhe vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, jeni një patriot i pamohueshëm 5-Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj 6-Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma 7-Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta 8-Përdorni raki për çdo gjë 9-Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë 10-Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip 11-Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë 12-Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi 13-Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike 14-Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur 15-Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava 16-Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri 17-Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin 18-Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë 19-Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube 20-Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta) 21-Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit 22-Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin 23-Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë. 24-Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë 25-Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes 26-Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare 27-Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular 28-Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni 29-Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj 30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave 31-Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja 32-Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar 33-Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar 34-Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe” 35- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj 36-Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë 37-Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt 38-Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat 39-Babai juaj ka therur derr apo qingj 40-Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur 41-Bëheni shumë shpejt me nerva./Albeu


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page