Vuajti 31 vjet burg për krimin që nuk e bëri, dëmshpërblehet me 75 dollarë
- rilindjashqiptare
- Dec 22, 2016
- 1 min read

Një burrë nga Tennessee që vuajti 31 vjet burgim për krimin që nuk e bëri, ka kërkuar kompensim 1 milion dollarë për vjetët që i shkuan dëm. Krejt çka mori si dëmshpërblim janë 75 dollarë.
Në tetor të vitit 1977 një grua në Memphis ishte dhunuar nga dy persona. Më vonë ajo e fajësoi fqinjin e saj, Lawrence McKinney, i cili në atë kohë kishte 22 vjet. Ai ishte shpallur fajtor dhe u dënua me 115 vjet burgim, transmeton Koha.net.
Në vitin 2008 provat e ADN-së e shfajësuan McKinneyn për dhunim dhe ishte liruar në vitin 2009. Shërbimi korrektues ia dha vetëm 75 dollarë për të nisur jetën e tij.
“Për shkak se nuk kisha letërnjoftim më është dashur të pres tre muaj para se të merrja paratë”, ka thënë McKinney për CNN-in.
Tani 61-vjeçari ka kërkuar nga guvernatori i Tennesseet, Bill Haslam që ta shfajësojë për krimin që nuk e bëri, por gjykata hodhi poshtë kërkesën e tij në shtatorin e këtij viti.
Një shfajësim zyrtar i tij do t’ia hapte rrugën që të merrte kompensim prej 1 milion dollarëve për burgosje të gabuar.
Comments