top of page
123.jpg

Receta më e kërkuar në Google search

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 27, 2016
  • 1 min read

Nuk janë dietat. Receta më e kërkuar në internet në google search është receta autentike e Tiramisu-së.

ANSA shkruan se kjo ëmbëlsirë e shijshme bazuar te mascarpone, çokollatë dhe kafe është me të vërtetë udhëheqëse në motorin e kërkimit mes fjalëve më të kërkuara në Google, sa i përket botës së ushqimit në vitin 2016.

Nga 1 janari deri në 7 dhjetor 2016, kjo recetë ka kapur vëmendjen më të madhe të regjistrimeve në internet.

Renditja e recetave të reja, zbulon një pasion të vërtetë të italianëve për ushqim të mirë, të bazuar tek tradita dhe te kuzhina tipike.

Pas Tiramisu-së, italianët kanë kërkuar këtë vit më shpesh recetën për Ratatouille, dhe për kungulleshka të marinuara, paninet integrale, Panettone, sanduiçe të butë ‘pita’, mojitos, makarona dhe specialitete gastronomike të traditës Bolognese, dhe e pashmangshmja “amatriciana”.

Buka, pavarësisht konsumit në rënie, ka kapur vëmendjen e përdoruesve të internetit, për recetat e përgatitura në shtëpi nga amvisat.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page