Ja kur do të fillojnë shitjet e cigareve "Marijuana"
- rilindjashqiptare
- Dec 28, 2016
- 1 min read

Kompania e njohur e cigareve Newport njoftoi se do ti bashkohet trendit të legalizimit të marijuanës dhe të fillojë prodhimin e cigareve marijuanë.
E shitur nën markën ”Newport Nirvana” kjo cigare do të jetë në dispozicion në të gjitha dyqanet e licencuara të marijuanës në Kolorado dhe Uashington, shkruan sovrani.info.
Shefi ekzekutiv i marketingut të kompanisë Reynolds American Inc. ka thënë në një intervistë se kompania ka qenë e ekzaltuar për idenë e marketingut të kanabisit, dhe gjithashtu ka qenë duke e monitoruar tregun gjatë gjithë kohës. Kur iniciativat e legalizimit dolën fituese në Kolorado dhe Uashington, atëherë kompania morri vendimin të futet në tregun e kanabisit.
Kompania e duhanit ka krijuar procesin e shpërndarjes në Veri dhe territoret e Amerikës së Jugut, për të përmirësuar linjat e furnizimit.
Dihet që aktualisht vetëm marketingu i produkteve të duhanit është i ndaluar në SHBA, kompania ka ndarë 7 miliardë dollarë buxhet për reklamimin e markës ”Newport Nirvana”, dhe gjithashtu janë duke negociuar me rrjetet e mëdha dhe botuesit, për të filluar reklamimin e produktit në gjysmën e dytë të vitit 2017.
Kompania gjithashtu ka filluar të reklamojë markën e re në revista dhe bilborda të cilat mund të shihen në Kolorado dhe Uashington.
Harrison ka zbuluar se kompania do të filloj me reklama prej vitit të ardhshëm duke përdorur fytyrat publike si Snup Dogg, Seth Rogan and Bill Maher.
Megjithëse, marijuana është legale në Kolorado dhe Uashington, atëherë reklamat do të transmetohen vetëm në këto dy vende./sovrani.info.
Kommentare