Shokuese: Kthehet nga vdekja pas 40 vitesh!
- rilindjashqiptare
- Dec 30, 2016
- 1 min read

Një grua 82-vjeçare, e cila mendohej se kishte vdekur para 40 vitesh, papritmas është shfaqur në derën e vajzës së saj, “duke u kthyer nga varri”.
Të afërmit e saj kanë thënë se e moshuara besohej se kishte vdekur nga kafshimi i një gjarpri dhe i ishin kryer ritualet e fundit para se trupi i saj që mendohej se ishte i vdekur, të hidhej në lum, transmeton Express.
Por, gruaja nga India ka thënë se ajo nuk kishte vdekur nga kafshimi i gjarprit dhe vetëm e kishte humbur vetëdijen.
Ajo ishte gjetur në lum nga një peshkatar dhe kishte jetuar në një tempull për më shumë se 40 vite, duke mos iu kujtuar asgjë nga e kaluara.
Historia e saj ka filluar në vitin 1976, kur ajo kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën dhe aty ishte kafshuar nga një kobër e zezë.
Atë e kishin dërguar tek një mjek tradicional i fshatit dhe ai kishte thënë se është e pamundur që ajo të mbetej e gjallë.
Më vonë familjarët i kishin kryer ritualet e fundit dhe i kishin hedhur trupin e saj në lum.
Tani pas kthimit, vajzat e saj thonë se e kishin njohur nga shenja që e kishte nga lindja. /Express
Comments