top of page
123.jpg

Festa në acar ! Ja sa do të jenë temperaturat natën e vitit të ri

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 31, 2016
  • 1 min read

Nata e ndërrimit të viteve do të jetë me temperatura të ftohta dhe ngricë të cilat do të vijojnë edhe në ditet e para të vitit 2017.

Meteorologët parashikojne që në datën 31 temperaturat do të shënojnë -10 gradë celcius në zonat malore dhe deri në -8 në zonat e ulëta dhe bregdet.

“Orët e para të vitit 2017 do të karakterizohen nga një mot i kthjellët por i ftohtë si pasojë e rrymave të ftohta arktike që kanë prekur Europën Lindore, Ballkanin dhe vendin tonë. Qytetet me temperatura të ulëta do të jenë Korça, Peshkopia dhe Kukësi deri në-10 gradë Celcius. Edhe në zonat e ulëta, Tirana, Berati, Gjirokastra, do të shënojën temperatura -2 deri në -8 gradë Celcius. Në fillimin e javës pritet të ketë një rritje të lehtë të temperaturave ”, thotë meteorologia Rezarta Xhakollari.

Dita e tretë e vitit është parashikuar me reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit.

Temperaturat pritet të pësojnë një rritje të lehtë në mesin e javës ndërsa në fundjavën e parë të vitit 2017 rikthehen temperaturat e ftohta në vlera negative në të gjithë vendin tonë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page