top of page
123.jpg

Nën akullin e Antarktikut gjendet një objekt i madh misterioz

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 31, 2016
  • 1 min read

Shkencëtarët besojnë se nën akullin e Antarktikut fshihet një strukturë e madhe që mund të ndryshojë mënyrën se si ne e perceptojmë historinë.

Një “anomali” misterioze gjigante është ndoshta nën nivelin e akullit të përhershëm në zonën e quajtur vendi Wilkes, raporton “The Sun”.

Disa studiues besojnë se aty janë mbetjet e një asteroidi të madh, dy herë më të madh se ai që fshiu dinosaurët nga faqja e Tokës.

Nëse kjo është e vërtetë, ky asteroid ka shkaktuar zhdukjen në epokën Permiane dhe Triasike, që kishte zhdukur 96 për qind të krijesave detare në planetin tonë, dhe rreth 70 për qind të kurrizorëve.

Megjithatë, njerëzit me imagjinatën e thellë besojnë se kjo është një bazë e madhe UFO, dhe madje edhe hyrje në një botë misterioze të nëndheshme.

Përndryshe, në vitin 2006, NASA në vendit Wilkes ka vërejtur anomali gravitacionale që duhet të jetë një tregues i pranisë së një objekti të madh i cili qëndron në një krater me një diametër prej 480 kilometrash.

Shkencëtari i cili i pari e ka vënë vënë re anomalinë beson se ky është vendi i goditjes së një asteroidi të madh.

"Kjo goditje ishte më e madhe se ajo që shfarosi dinosaurët, dhe ndoshta ka shkaktuar dëme të mëdha", thotë Ralph von Frese, profesor i gjeologjisë në Ohio State University./GazetaExpress/.


Komentari


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page