top of page
123.jpg

Kjo veçori në Galaxy S8 nuk ka qenë kurrë në iPhone

  • Jan 2, 2017
  • 1 min read

Pas të gjitha dëshmive që janë dalë viteve të fundit, nuk ka dyshim se Samsung filloi biznesin e celularëve duke kopjuar Apple-n.

Por, përgjatë viteve, Samsung ka ndryshuar dhe tashmë është një gjigand teknologjik në fushën e celularëve të mençur.

Kemi dëgjuar shumë spekulime rreth celularit të ri që Samsung pritet ta lansojë këtë vit. Në fakt, sot është ‘zbuluar’ se S8 do ta ketë një veçori të re që nuk është parë kurrë në iPhone, transmeton Gazeta Express.

Steve Litchfield nga ‘All About Windows Phone’ ka treguar për këtë veçori të re të Samsung. Por pse thashethemet rreth këtij celulari të ri po dalin nga Windows? Sepse një veçori e quajtur ‘Continuum’ do të lëshohet për kompjuterë që lejon një celular të lidhet me kompjuter dhe kështu celulari të ofrojë eksperiencën edhe në Desktop.

Dhe për ta dëshmuar se kjo veçori do të vijë në Galaxy S8, është marrë një prezantim i Samsung që fokusohet në celularin e ardhshëm S8. Siç mund ta shihni në foton më poshtë, sllajdi tregon një zgjidhje që do të lejonte S8 të lidhej në një monitor, tastierë dhe mi për të ofruar eksperiencën në Desktop.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page