top of page
123.jpg

Recetë/ Qofte me perime dhe peshk

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 2, 2017
  • 1 min read

Përbërësit:

- 2 patate mesatare, të qëruara, me copa

- 1 patate e ëmbël mesatare, e qëruar dhe e prerë - 1 kokë e vogël brokoli, e ndarë në lule - 100 g bizele, plus të tjera të gatuara, për servirje - një tufë e vogël majdanoz,e prerë trashë - lëkura e 1 limoni, feta për servirje - 2 lugë çaji mustardë - 225 g (afërsisht 3 fileta) qefull i tymosur - 4 lugë gjelle miell, plus një sasi për pluhurosje - 3 lugë gjelle vaj luledielli

Përgatitja

Vendos patatet në një tigan të madh me ujë të ftohtë të kripur, mbuloji dhe vëri të ziejnë. Lëri për 10 minuta sa të fillojnë të zbuten anash, por jo të gjitha.

Shto brokolin dhe lëri të gatuhen për 4 minuta, pastaj shto bizelet dhe gatuaji për 30 sekonda. Kulloji dhe lëri në kullesë për t’u ftohur plotësisht. Mund të qëndrojnë në frigorifer një natë.

Hidhi në mikser elektrik. Shto majdanozin, lëkurën e grirë të limonit, mustardën, peshkun, miellin dhe erëza. Vazhdo grirjen sa përzierja të copëtohet imët dhe të fillojë të mblidhet me toptha. Hiq thikën nga mikseri, bëj duart me miell dhe formo 8 qofte, duke lyer edhe qoftet.

Vendosi në një pjatë dhe vëri në ngrirje për 30 minuta sa të forcohen. Mund të mbështillen me letër dhe të ruhen në frigorifer për 2 muaj.

Nxeh vajin në një tigan që nuk ngjit. Skuqi qoftet për 5-8 min derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen kërcitëse. Shërbeji me bizele shtesë dhe feta limoni.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page