top of page
123.jpg

Pronari e bleu këtë parcelë toke duke menduar se në të fshiheshin sekrete, nuk do ta besoni çfarë zb

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 3, 2017
  • 1 min read

Një i pasionuar pas historisë shpenzoi 32 mijë paund kursime jetësore për të blerë një fushë sepse ai besonte se në atë tokë kishte sekrete të fshehura dhe kjo gjë u vërtetua pasi aty u zbulua një qytet i humbur mesjetar.

Stuart Wilson bleu 4.6 akra tokë në South Wales më shumë se një dekadë më parë duke besuar se do të bëhej i rëndësishëm në historinë normane. Tani pas 12 vjetësh, 37 vjeçari ka zbuluar qytetin e lashtë industrial të Trellech, në South Wales.

Qyteti i cili shtrihet në mes Monmouth dhe Trellech besohet se daton në shekullin e 13-të dhe mendohet të ketë qenë shtëpia e rreth 10 mijë njerëzve duke përfshirë princërit norman të familjes Clare e cila e përdori këtë vend për të prodhuar hekur.

Wilson dhe vullnetarët e tij kanë zbuluar mbetjet e një shtëpie feudale me dy salla dhe oborr. Brenda këtij kompleksi, janë zbuluar edhe disa dhoma të ndryshme, të dyja me oxhaqe.

Po ashtu vullnetarët kanë gjetur dhe një pus, punë metalike, objekte prej druri dhe pjesë këpuce lëkure


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page