top of page
123.jpg

Ngrica dhe dëborë në të gjithë Europën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 4, 2017
  • 1 min read

Europa lindore dhe sidomos Ballkani po përgatiten për një valë të ftohti arktik që do të mbërrije në orët në vijim deri në Adriatik.

Fundjava e parë e vitit të ri do të sjellë dëbore dhe ngrica në të gjithë Italinë, ndërsa meteorologët kanë parashikuar edhe stuhi të forta ere.

Duke nisur nga republikat baltike fronti i ftohte po përparon drejt Mesdheut dhe do të përfshijë gjithë Ballkanin deri në brigjet Italianë në anën tjetër të Adriatikut. Erëra të ftohta, ngricë dhe dëborë do jetë kryefjala e ditëve në vijim.

Temperaturat pritet të shkojnë në -20 ne territoret europiane që do të preken nga kjo vale i ftohti, ndërkohë parashikohen reshje dëbore deri në kuota të ulëta shkruan tvklan, përcjellë Klan Kosova. Kurse zona nga Britania në gadishullin Iberik do të ruaje presionin e lartë dhe nuk do të preket.

Ekipe të tëra emergjente janë vënë në gatishmëri për të përballuar pasojat e motit te ftohte, i cili vitet e kaluara ka shkaktuar jo vetëm probleme në qarkullimin rrugor dhe atë ajror por edhe viktima.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page