Super laptopi që kushton 9 mijë dollarë [Video]
- rilindjashqiptare
- Jan 4, 2017
- 1 min read

Modeli Predator 21 X i markës Acer është ndoshta një nga laptopët më ekstravagantë të prodhuar ndonjëherë. Nga pesha e tij prej më pak se 8 kilogramë e deri te ekrani i lakuar 21 inç, pajisja është e gjitha një risi në vetvete.
Predator 21 X vjen me një çmim të madh që justifikon deri diku ‘super karakteristikat’: 9 mijë dollarë amerikanë. Kjo pajisje pritet të dalë në shitje në muajin shkurt të këtij viti.
Më poshtë janë renditur disa prej karakteristikave të laptopit dhe videoja e tij.
Ekran i lakuar 21-inch (2,560 x 1,080) me NVIDIA G-Sync
Teknologji të gjurmimit të syrit Tobii
Procesor 7th-gen Intel Core i7
64GB të DDR4-2400 RAM
Deri në katër 512GB SSD në RAID 0, një 7200 RPM hard drive (deri në 2TB)
Dual grafikë NVIDIA GeForce GTX 1080 në SLI
SoundPound 4.2+
3-way audio dhe Dolby Audio
5 system fans për ftohje (3 janë metal AeroBlade)
Tastierë me përmasë të plotë mekanike me Cherry MX
Comments