top of page
123.jpg

SUPER TRUK: Si të zbuloni a është RROBA nga materiali i cili përshkruhet në TIKETË (video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 4, 2017
  • 1 min read

Me këtë truk të thjeshtë do të mësoni a i përgjigjet materiali i rrobave asaj që është shkruar në tiketë.

Mund të verifikoni pambukun, mëndafshin, lirin, leshin, materialet sintetike…, transmeton Telegrafi.

Mjafton që nga ana e brendshme e rrobave të prisni një pe dhe ta qitni në flakë. Sipas asaj se si digjet, çfarë arome lëshon dhe çka mbetet në fund nga ai , do të zbuloni se për çka është fjala.

Aty është udhëzim i shkurtër, ndërkaq nën të videoja.

Pambuku

▪ digjet, nuk shkrihet ▪ lëshon aromë sikur druri apo letra që digjen ▪ pas djegies mbetet hiri i pastër ngjyrë të hirtë

Liri

▪ digjet, nuk shkrihet ▪ lëshon aromë sikur druri apo letra që digjen ▪ pas djegies mbetet hiri i pastër ngjyrë të hirtë

Leshi

▪ digjet, nuk shkrihet ▪ lëshon aromë të fuqishme sikur digjen flokët apo pendlat ▪ digjet edhe kur largohet nga flaka ▪ në fund mbetet një kokërr e zezë në fund e cila mund të grimcohet me gishta.

Mëndafshi

▪ digjet, nuk shkrihet ▪ lëshon aromë sikur digjen flokët apo pendlat, mirëpo jo intensivisht sikur leshi ▪ digjet edhe kur hiqet nga flaka ▪ në fund mbetet kokrra e zezë e cila mund të grimcohet me gishta

Mëndafshi

▪ rrudhet në flakë, shkrihet, mund të digjet ▪ ka aromë e cila rikujton selinon ▪ në fund mbetet kokrra e zezë e yndyrshme e cila mund të grimcohet.

Shikoni në këtë video secilin material se si digjet :


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page