top of page
123.jpg

Përdorni këto veprime nëse përballeni me një qen në rrugë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 5, 2017
  • 1 min read

Shpesh qeni mund të ketë sjellje të paparashikueshme dhe shumë agresive, që rrezikojnë dhe jetën e njeriut.

Ja disa nga veprimet që duhet të bëni në rast se përballeni me një qen dhe rrëzikoheni të sulmoheni nga ai:

1. Mos krijoni panik Qeni dhe secila kafshë tjetër ka frikë nga njeriu. Prandaj nëse keni kontakt me një qen agresiv mos krijoni panik dhe mos bërtisni sepse rrisni gjasat të sulmoheni.

2. Ngadalësoni ecjen dhe mos vraponi Edhe në rast se jeni duke vrapuar, ndaluni dhe filloni të ecni në drejtim të kundërt me qenin.

3. Mos u shikoni në sy me qenin Nëse shikoni një qen në sy, kjo mund ta bëj atë të ndjehet i rrezikuar, duke i dhënë kështu arsye për t’iu sulmuar. Prandaj evitoni shikimet me të.

4. Dërgoni vëmendjen e qenit tek ndonjë objekt tjetër Një objekt mund t’ju ndihmoj. Jepni qenit këpucën tuaj, ndonjë shishe apo diçka tjetër që ta kafshojë. Largimi i vëmendjes së tij nga ju do të ju krijonte kohë për t’u larguar.

5. Trembeni qenin me një ton të frikshëm Dhe, në qoftë se qeni vazhdon të sillet me agresivitet, atëherë trembeni me një ton të frikshëm.

6. Kjo eshte metoda me efikase por jo gjithnjë është e mundur: Nëse keni me vete ujë, lagni qenin në fytyrë, ose mjafton t’ia hidhni në trup. Do të shihni si do të largohet.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page