top of page
123.jpg

Jemi të rrethuar nga jashtëtokësortët, thotë një profesor amerikan

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 6, 2017
  • 2 min read

Sipas teorisë më të e re, jashtëtokësorët qëndrojnë prapa të gjitha mistereve që na rrethojnë.

Format e lashta të jetës aliene janë bërë forca lëvizëse prapa fizikës së komplikuar kuantike dhe fenomene si materia e zezë, konsideron astrofizikani Caleb Scharf nga Universiteti i Kolumbisë në New York.

Ky eksperti beson se universi është mbetje e jetës inteligjente jashtëtokësore, që kontrollon të gjitha aspektet e botës fizike – prej gravitacionit deri te shpejtësia e dritës.

Kjo teori do të shpjegonte misteret e mëdha të universit, por edhe përgjigjen ne pyetjen se pse nuk kemi gjetur jetë jashtë Tokës, mendon Scharf.

Në një artikull të botuar në revistën "Nautilus", mendimtari shkroi se "vepra" e jashtëtokëosrëve mund të shihet në sjelljen e grimcave subatomike dhe zgjerimin e universit.

"Ndoshta një formë e avancuar e jetës nuk është domosdoshmërisht e prekshme. Ndoshta tashmë është gjithkund rreth nesh. Ndoshta ajo është e përfshirë në atë që ne e konsiderojmë fizikë", thotë ai.

Scharf mendon se jashtëtokësorët janë tashmë aq inteligjent sa që ata vetë janë shndërruar në makina të jetës. Njerëzimi përballet me një mundësi të tillë, kur krijesat tona marrin inteligjencën tonë në një proces të quajtur "singularitet".

Astrofizikani shkon një hap më tej dhe thotë se jashtëtokësorët e avancuar kanë tejkaluar edhe këtë dhe nga vetëvetja kanë krijuar një sistem të ndërlikuar fizik.

"Nëse jeni një qytetërim që ka mësuar se si të kodojë sistemet e gjalla, e gjitha që ju duhet është që të krijoni një sistem për transferimin e të dhënave nga materia normale në materie të errët, apo një shypës 3D të materies së errët", thotë Scharf.

Ai beson se jashtëtokësorët nuk i kemi parë për arsyen e thjeshtë që janë gjithkund rreth nesh.

"Ne njohim një formë të avancuar të jetës, për shkak se forma e saj është pjesë integrale e asaj që ne e konsiderojmë si botë natyrore", ka shkruar Scharf./GazetaExpress/.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page