Parashikimi i motit për fundjavë
- rilindjashqiptare
- Jan 6, 2017
- 1 min read

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
“Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobeta të borës. Gjatë natës presioni atmosferik do të rritet duke krijuar kushte për nderprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe në pjesën e parë të ditës së shtunë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së
Temperaturat minimale gjatë fundjavës parashihen të zbresin deri -19 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të rriten deri -7 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtesi mbi 12m/s.
Sipas IHMK-së, reshjet e borës të regjistruara në orën 14:00 në territorin e Kosovës janë : Prishtinë 35 cm, Podujevë 36 cm, Pejë 11 cm, Malishevë 19 cm, Gjakovë 25 cm, Budakovë 75 cm, Kotlinë (Kaçanik) 57 cm, Gadime (Lipjan) 65 cm dhe Ferizaj 43 cm./21Media
Comentarios