top of page
123.jpg

Shkencëtari i NASA-s: Dikush është në hënë (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 6, 2017
  • 1 min read

Prej Neil Armstrong e deri më sot, një numër njerëzish e kanë kuptuar se jo të gjitha zbulimet bëhen publike për njerëzit e tjerë.

Disa shkencëtarë të NASA-së kanë bërë disa pretendime tronditëse rreth hënës. George Leonard, një shkencëtar i NASA-së dhe një analist i fotografive i cili analizoi disa fotografi zyrtare të hënës, është njëri nga këta shkencëtarë.

Pas analizimit të disa fotografive zyrtare të misionit të Apollos, ai ka bërë disa pretendime rreth asaj që ka gjetur në hënë. Kur është fjala për fenomenin UFO, ka shumë dokumente që pretendojnë se ata ekzistojnë .

Leonard argumentoi se NASA ka kohë që di rreth aktivitetit jashtëtokësor në hënë dhe se ka provuar ta fshehë këtë informatë. “Lexoni librat, kuptojeni se çfarë po ndodh, për shkak se nuk ka asnjë dyshim se po na vizitojnë... Universi në të cilin jetojmë është përplot çudira, kompleks dhe shumë më i madh se që mund ta dijmë... Njerëzimi ka kohë që pyet nëse jemi të vetmit në univers. Por, jo nuk jemi të vetmit”, kishe thënë Dr. Edgar Mitchell, një astronaut i NASA-së (i gjashti që kishte ecur në hënë).

Sipas gjitha gjasave, udhëtimi i Apollos për në hënë zbuloi se në hënë kishte aktivitet jashtëtokësor, por këtë e mbajnë fshehur NASA dhe qeveria amerikane.

Në dy video të publikuara në YouTube, njëri dokumentar dhe tjetri një intervistë e shkurtër me Brian O’Leary, shpjegohet më tej ky mister.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page