top of page
123.jpg

Lansohet smartfoni i pathyeshëm me çmim shumë të lirë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 7, 2017
  • 1 min read

Kompania kineze Oukitel, ashtu siç kishte premtuar, ka lansuar smartfonin e saj të ri me dy SIM kartela, C5 Pro.

Oukitel C5 Pro vjen me kornizë tërësisht nga metali, prandaj cilësohet si smartfon i pathyeshëm, transmeton Koha.net.

Smarftoni i pathyeshëm vjen me ekran 5-inç HD me xhamin mbrojtës Asahi Glass ose Corning Glass, ende nuk është e qartë me cilin, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama, si dhe me 2 gigabajt RAM memorie.

Oukitel C5 Pro ka fortësinë prej 9H dhe presionin prej 800 MPa, dhe për ta vërtetuar se ky është vërtetë një smarfton i pathyeshëm, kompania ka bërë një video të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Smartfoni i pathyeshëm C5 Pro pritet të fillojë të shitet nga java e ardhshme me çmim prej 69.99 dollarë, që do të thotë se është tepër i lirë për një smartfon të tillë me dy SIM kartela.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page