top of page
123.jpg

Tahirsyla: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë, të mbyllën shkollat një javë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 7, 2017
  • 2 min read

Temperaturat nuk ishin më të ulëta dhe nuk ra më shumë borë se në zonat tjera, por vetëm Komuna e Prishtinës të premten ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë. Sylë Tahirsyla – ish drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës po konsideron se gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë duhet të shpallet që nga e hëna.

Komunat e kanë për detyrë të pastrojnë rrugët dhe trotuaret, dhe vendimet nuk duhet të merren për gjendje të jashtëzakonshme për këtë sasi të borës që ka rënë, por për shkak të ftohtit. Kështu ka thënë Tahirsyla për lajmi.net. Ai i ka sugjeruar organet shtetërore që javën e ardhshme ta shpallin nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë Kosovën. Kjo sipas tij, duhet të bëhet për shkak të fëmijëve të cilët nuk mund t’u përballojnë temperaturave deri në -20 gard celsius të cilat pritët të mbizotërojnë javën tjetër.

“Të hënën temperaturat do të jenë rreth -18, ndërsa me datë 11, e 12 janar do të jenë deri në -20 gradë. Temperaturat do të jenë të ulëta edhe gjatë gjithë javës tjetër, ndonëse nuk do të ketë të reshura të mëdha të borës. Meqë ato do të jenë të ulëta deri në -20 gradë, duhet të shpallët gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë Kosovën nga e hëna, dhe të mbyllen qendrat edukativo arsimore. Nuk guxojmë të rrezikojmë që ti lëmë fëmijët të dalin në ato temperatura. Pos që e kanë vështirë ta përballojnë të ftohtin, ata i ekspozohen rreziqeve të shumta në rrugë. Rrugët do të jenë të akullta, ngase krupa nuk do të prodhojë efekt në ato temperatura. Pra kripa reagon deri në -12 gradë, jo më shumë”, tha profesori universitarë i Fizikës dhe Agrometeorologji .

Tahirsyla mendon që, pushimi i nxënësve i cili fillon para vitit të ri nuk është i studiuar mirë në aspektin klimatologjik. “Këta në Kosovë e kanë marrë modelin e perëndimit për planifikimin e vitit shkollorë, nuk ka asgjë të keqe. Por, temperaturat më të ulëta çdo herë janë në janar, dhe më herët pushimi është planifikuar prej datës 15 janar. Pushimi vjetor, siç po bëhet para vitit të ri, nuk është i studiuar mirë në aspektin klimatologjikë”, thotë ai.

Ndryshe, të premten Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në territorin e saj për 48 orë. “Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t’i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës”, thuhet në vendimin e Komunës./Lajmi.net/


Opmerkingen


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page