Fëmijët këto ditë kurrë nuk do ta dinë se si ishte ndjenja të jesh në Msn Messenger
- rilindjashqiptare
- Jan 8, 2017
- 2 min read

Padyshim që të gjithë fëmijët e viteve të 90'a dhe më vonë (1990-2005) e kujtojnë me nostalgji periudhën e famshme të Messenger-it.
Por, fëmijët këto ditë kurrë nuk do ta dinë se si ishte ndjenja të jesh në Msn Messenger.
Ishte ajo periudhë ku nuk dihej sigurt se me kë flisje apo shkruaje, pasi që ishte shumë vështirë të identifikohej dikush vetëm në bazë të fotografisë.
Megjithatë, ajo çfarë e karakterizonte më së shumti atë periudhë ishin mesazhet personale nën pseudonim apo ‘undernick-at’, të cilët tani kur kujtohen janë qesharak për ne.
Në mënyrë që t'ua zgjojmë pak nostalgjinë për ato ditë, më poshtë kemi mbledhur "5 undernickat" më të zakonshëm që përdoreshin atë kohë - për të cilët fëmijët këto ditë nuk do ta dinë kurrë.
1) “Pa nick ma simpatik”
Kjo zakonisht përdorej tek ata që nuk dinin çfarë të shënonin tek pjesa e nick-ut dhe këtë ja përshtatnin me këtë undernick.
2) “Jam djalë me taktikë, ta bëj bllok edhe pikë”
Ky undernick sigurisht se ju kujtohet mirë, pasi që shumë meshkuj në atë kohë e përdornin atë.
3) “Nudge se sjom ktu”
http://zeri.info/uploads/images/2017/January/08/auto_nudges_1483906305-6463081483906953.gif
Ky është një tjetër undernick që përdorej shumë kur personi nuk ishte afër PC-së, që kërkonte t’ia ‘dridhnin’ Messenger-in me funksionin ‘Nudge’ që të gjithë e kujtojmë.
4) “Zemra jem si hotel, nuk po dihet kush po hyn e kush po del”
Kjo zakonisht vihej në undernick nga vajzat apo djemtë të cilin kishin më shumë se një dashuri, prandaj zemrën e tyre e quanin hotel.
5) “Nuk jam shigjetar të gjuaj me shigjetë, por jam “Fazliu” që të dua përjetë”
Ndoshta kjo ishte mënyra më e mirë për t’ia shprehur dashurinë dikujt asokohe.
コメント