top of page
123.jpg

Tërë Evropa e përfshirë nga temperaturat e ulëta

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 7, 2017
  • 2 min read

Në malet e Bosnje e Hercegovinës u shënuan temperaturat më e ultë në Ballkan – minus 27 gradë Celsius.

Vala e të ftohtit pushtoi edhe brigjet e Detit Adriatik. Në qytetin kroat, në Split, temperatura e ajrit është minus shtatë gradë, që është temperatura më e ulët në 50 vitet e fundit. Rekordi paraprak është prej 23 janarit të vitit 1963, kur në Split janë matur minus nëntë gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe stuhive të fuqishme, deri në gadishullin Shën Pjetri deti është ngrirë.

Në rajonin e Makarskës tashmë dita e tretë po frynë erë me shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, ndërsa temperatura ka zbritur deri në minus shtatë gradë.

Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Greqi. Në Selanik sot në mëngjes ishte minus shtatë gradë, ndërsa për nesër parashihet minus 10 gradë. Në Athinë temperatura është rreth zeros, ndërsa në pjesët veriore të vendit janë matur minus 15 gradë.

Në Turqi reshjet e borës e bllokuan Stambollin ; rreth 500 fluturime ajrore janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni ujor.

Për shkak të dukshmërisë së pamjaftueshme, sot është ndërprerë lëvizja e objekteve lundruese nëpër Bosfor. Gjatë natës, shtresa e borës në Stamboll arriti deri 40 centimetra dhe shkaktoi kaos nëpër rrugë.

Në Bullgari, në afërsi të kufirit me Turqinë janë gjetur trupat e dy emigrantëve ilegalë irakianë, të cilët janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta.

Vala e ftohtë i kaploi edhe Poloninë, Belgjikën dhe Italinë, ku ka edhe viktima në njerëz.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Poloni, të cilët vdiqën nga hipotermia prej 1 nëntorit u ngrit në 53, ndërsa në dy ditët e fundit vdiqën 10 persona. Në pjesë të caktuara të vendit temperatura e ajrit ka zbritur deri minus 20 gradë.

Së paku gjashtë persona të pastrehë vdiqën nga të ftohtit në Itali, ndërsa fluturimet janë rikahëzuar, rrugët janë mbyllur, ndërsa komunikacioni hekurudhor është ndërprerë.

Qytetarët e Moskës patën Krishtlindjet më të ftohta në 120 vitet e fundit, me ç’rast gjatë natës janë matur minus 30 gradë. Në Sankt Petersburg janë matur minus 24 gradë, ndërsa policia gjeti trupin e një burri, i cili ishte ngrirë gjatë natës.

Edhe Zvicra është kapluar nga i ftohti polar. Në Davos janë matur minus 19 gradë, ndërsa në Bernë minus 15,5 gradë.

Në Belgjikë humbi jetën një burrë pasi doli nga rruga për shkak të ngricave.

Në dy fshatra të Bavarisë mbrëmë temperatura zbriti deri minus 26 gradë, ndërsa në Berlin janë matur minus 15 gradë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page