top of page
123.jpg

A e dini cilat janë 10 shtetet më paqësorë në botë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 9, 2017
  • 1 min read

10.Sllovenia – Populli slloven është i matur, i kujdesshëm, me vetëbesim, tolerantë dhe mikpritës.

9. Japonia – Vendi i tempujve dhe kopshteve. Edhe pse Tokio ka një popullsi të dendur, sërish vërehet paqe dhe mirëkuptim mes tyre.

8. Kanadaja – Është vendi ku pritshmëritë tejkalohen nga realiteti. Aty ku malet janë të larta, liqenet e kaltra, qytetet me rregulla dhe të organizuara dhe njerëzit e shoqërueshëm.

7. Zvicra – Ky shtet nuk ka qenë në një luftë që prej vitit 1847, nuk shpenzon para për ushtrinë dhe ku çdo qytetar mund të propozojë ndryshimet kushtetuese.

6. Republika Çeke – Konsideruar si ndër shtetet më paqësore në Evropë, me histori të pasur, me Pragën e bukur dhe me sheshet romantike të mesjetës.

5. Portugalia – E bukur, e pastër, me klimë të mirë, arkitekturë të veçantë, kuzhinë dhe verë të shijshme.

4. Zelanda e Re – Vend i bekuar me diversitet, peizazhe unike dhe jetën e egër, ideali për të jetuar në paqe me veten dhe të tjerët.

3. Austria – Shteti i Alpeve, Moxartit, jetës kulturore, galerive, bareve dhe dyqaneve.

2. Danimarka – Kombi më i pastër skandinav, me kryeqytetin plot jetë por me njerëz në harmoni mes tyre.

1. Islanda – Me 1.6 milion vizitorë që pritet të shkojnë në Islandë deri në fund të këtij viti, nuk ja prishin këtij vendi qetësinë dhe peizazhet që të lënë pa frymë. Numri i vizitorëve është rritur nga viti i kaluar nisur edhe nga fakti që Islanda konsiderohet si vendi më i pastër në botë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page