top of page
123.jpg

Nokia Android refuzon perëndimin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 8, 2017
  • 1 min read

Telefoni i mençur Nokia 6 Android i pari do të lansohet ekskluzivisht në Kinë.

Pajisja do të plasohet në partneritet me gjigantin JD.com.

Ekipi thotë se besojnë se pjesët dhe dizajni i këtij celulari do të pëlqehen shumë në treg.

Nokia ka ndaluar së prodhuari telefona të saj, mirëpo është kompania finlandeze HMD Global e cila ka marrë licencën për prodhimin e tyre.

“Vendimi nga HMD për lansimin e telefonit të mençur në Kinë është një reflektim i dëshirës për të plotësuar nevojat e botës reale të konsumatorëve në tregje të ndryshme rreth botës” ka thënë kompania në një deklaratë.

Kina gjatë vitit 2016 kishte një treg prej 552 milionë përdoruesve të telefonave të mençur, një shifër kjo që parashihet të rritet në më shumë se 593 milionë përdorues gjatë vitit 2017, transmeton KosovaPress.

Ekrani i Nokia 6 Andorid 7.0 Nougat është “full high definition” me një kamerë prej 16 megapixel.

Çmimi do të jetë rreth 245 dollarë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page