Vazhdon vala e acarit: Ja çfarë moti na pret sonte
- rilindjashqiptare
- Jan 10, 2017
- 1 min read

Mot i akullt me reshje të vazhdueshme të borës është duke mbretëruar në gjithë Evropën.
Sipas paralajmërimeve të RHMZ-së, borë do të bjerë edhe në ditët në vazhdim, në disa vende trashësia e borës do të arrij deri në 10 centimetra.
Në Kosovë sot kanë filluar reshjet e borës, poashtu po vazhdojnë që temperaturat të jenë në minus gracë. Temperatura më e ulët këto ditë ka arritur deri në -24, shkruan lajmi.net.
Lidhur me temperaturat e ultë janë ngrirë disa nga bukurit natyrore të Kosovës: Ujëvara e Mirushës, burimi i Drinit të Bardhë, Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit.
Moti i ftohet ka bërë që të ketë edhe vështirësi në qarkullim, disa rrugë u mbyllën, por pasi u pastruan ato u lështuan përsëri për qarkullim.
Mirëpo RHMZ i Serbisë, jep alarm se edhe në ditët në vazhdim do të ketë mot të ngjashëm dhe do të ketë temperatura tepër të ulëta.
Comments