Zbulohet Volkswagen Tiguan i ri me shtatë ulëse [foto]
- rilindjashqiptare
- Jan 10, 2017
- 1 min read

Volkswagen ka zbuluar Tiguan Allspace SUV e ri me shtatë ulëse në panairin e veturave në Detroit të SHBA, ndërsa pritet që të debutojë për Evropë në panairin e veturave në Gjenevë që mbahet në mars .
Ky është versioni i vetëm i Tiguan që do të dalë në shitje në SHBA, por emrin Allspace e ka marr pas është version më i gjatë, për 215mm, nga versioni i tanishëm.
Radha e tretë e ulëseve do të ofrohet si opsion për t’u zgjidhur, duke e kthyer Tiguan Allspace në SUV me shtatë ulëse. Opsionet tjera për t’u zgjidhur janë rrotat e para aktive apo të gjitha, e po ashtu 3 versione të motorëve me benzinë e 3 me naftë, nga Tiguani standard.
Volkswagen Tiguan Allspace pritet të dalë të shitje në gjysmën e dytë të 2017-ës ndërsa çmimi fillestar do të jetë rreth 41 mijë euro.








Comentarios