top of page
123.jpg

Ja kur do të bie sërish borë në Kosovë? [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 11, 2017
  • 1 min read

I ftohti siberian do të vazhdojë ta shoqëroi vendin tonë deri në mesin e javës së ardhshme.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i tha lajmi.net, se nga pasditja e sotme, e mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi të cilat do ta zbusin këtë acar.

“Reshje bore pritet të ketë edhe javën e ardhshme me intensitet më të shtuar, por që temperaturat e ulëta nuk do të jenë si ditëve të javës së kaluar, ato do të lëvizin ndërmjet -12 deri -4 gradë celsius”, tha Aliu.

Sipas “accuweather.com”, sajti i specializuar në parashikimin e motit, vendi ynë do të ketë temperatura minus gradë deri të mërkurën e javës së ardhshme, ndërsa më pas do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.

Sipas parashikimit të Accuweather, sonte temperatura në Prishtinë do të jetë -20 gradë. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page