top of page
123.jpg

Prej të premtes temperaturat ditore mbi zero

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 11, 2017
  • 1 min read

Valë e re e lagësht me reshje të shiut, borës dhe rritje të temperaturave do ta kaplojë Maqedoninë prej të premtes. Nesër në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, në pjesën më të madhe të vendit nën -15 gradë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, me rritje të temperaturave të ditës.

Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPMH), të premten do të fryejë edhe erë e matur nga drejtimi jugor, ndërsa temperaturat maksimale çdokund do të jenë pozitive.

Nga fundi i ditës dhe të shtunën, në viset më të larta dhe në male do të ketë reshje të borës, ndërsa në vendet më të ulëta edhe shi edhe borë. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore, ku do të vijëp deri te rritja e shtresës së borës. Përgjatë Vardarit dhe në pjesët jugore në vendet më të ulëta do të ketë zvogëlim të shtresës së borës.

Të dielën do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të borës, me intensitet të ndryshueshëm. Temperatura e ditës do të jetë rreth zero gradë.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page