“Euronews” raporton për të ftohtin në Kosovë
- rilindjashqiptare
- Jan 13, 2017
- 1 min read

I ftohti që ka mbretëruar në Kosovë ka bërë bujë jo vetëm në mediat vendore, por edhe në ato ndërkombëtare. Njëra ndër to që shkruan është “Euronews”, që me pamje pa koment tregon se edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës akulli ka mbuluar objektin për shkak të temperaturave të ulëta.
Një zëdhënës i Korporatës ka thënë se janë duke punuar me kapacitet të plotë përkundër raportimeve për ndalje të energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.
Pasi temperaturat kanë rënë në -25 gradë Celsius, ka pasur edhe ndërprerje të shumta të rrymës, kjo edhe për shkak të ngrirjes së kabllove dhe problemeve tjera me infrastrukturë.
Meteorologët thonë se kjo është koha më e ftohtë që nga viti 1963.
http://www.euronews.com/2017/01/12/icicles-on-kosovo-power-plant-cooling-towers
Comments