top of page
123.jpg

Lindën duke mbajtur duart, të pandashme edhe tri vjet pas lindjes [foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 12, 2017
  • 1 min read

Dy motra binjake që kapën për dore njëra-tjetrën pak sekonda pas lindjes, nuk mund të jetojnë larg njëra-tjetrës edhe tri vjet pas kësaj ngjarjeje.

Jenna dhe Jillian Thistlethwaite u lindën më 9 maj 2014 në Ohio të SHBA-së, me një gjendje të komplikuar shëndetësore.

Nëna e tyre Sarah kishte kaluar 57 ditë në shtrat për të minimizuar rreziqet dhe kishte hequr shumë për t’i sjellë në jetë vajzat, transmeton Gazeta Express.

Binjaket lindën 45 sekonda ndërmjet dhe pasi doktorët i kishin vendosur pranë njëra-tjetrës, ato kishin kapur duart, duke i mahnitur të gjithë.

Madje, fotografia e tyre ishte bërë hit në rrjetet sociale. Tani edhe tri vjet pas, ato vazhdojnë të mos e lëshojnë njëra-tjetrën nga dora.


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page