top of page
123.jpg

Rikthehet bora, tjetër javë me mot ekstrem

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 14, 2017
  • 1 min read

Pas reshjeve të shiut në fundjavë, javën e ardhshme sinoptikanët lajmërojnë se do të rikthehet dimri dhe dëbora deri ditën e enjte.

Reshjet do përfshijnë veriun dhe jugun e vendit.

“Mëngjesin e të shtunës i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut me intensitet më të lartë në zonën veriperëndimore. Ndërsa në zonat malore, kanë vijuar sërish reshje bore në lartësitë 600-800 metra mbi nivelin e detit. Ditën e dielë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit. Ndërsa në fillim të javës pritet të kthehet i ftohti arktik i cili duke marrë lagështirë në detin Adriatik do të rikthejë reshjet e borës në verilindje e juglindje. Reshje dëbore do të ketë dhe në zonën qëndrore në Elbasan, Berat dhe bora do të zbresë deri në Gjirokastër. Edhe në zonën e Tiranës do të nisë dëbora, por jo në kryeqytet. Dëbora pritet të nisë që të hënën. Reshjet e borës parashikohen të mbeten në vendin tonë deri në ditën e enjte. Temperaturat do të pësojnë rënie por do të jenë në nivele normale të muajit janar”, thotë sinoptikania Rezarta Xhakollari./ Top Channel/


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page