top of page
123.jpg

Galaxy S8 dhe iPhone 8 shumë të rezistueshëm ndaj ujit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 14, 2017
  • 1 min read

Samsung Galaxy S8 dhe Apple iPhone 8 – smartfonët më të shumëpritur do të vijnë me nivel më të lartë për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, kanë konfirmuar shumë burime të ndryshme.

Aktualisht, Galaxy S7 është smartfoni i vetëm i cili ka raitingut IP68, nivelin më të lartë të rezistencës ndaj ujit i cili mund të qëndrojë nën ujë për gjysmë ore deri në një metër thellësi, transmeton Koha.net.

Pas tij, është edhe iPhone 7, i cili ka raitingun IP67 që do të thotë se është rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit dhe mund të qëndrojë nën ujë për një orë e gjysmë deri në një metër thellësi.

“iPhone 8 do të vijë me raitingun IP68 si pjesë e kremtimit të 10 vjetorit të iPhonet këtë vit”, ka thënë një burim.

Rezistenca ndaj ujit është bërë një veçori shumë e domosdoshme për smartfonët me teknologji të fundit.

Në anën tjetër, Samsung është duke zgjeruar përdorimin e kësaj veçorie jo vetëm për Galaxy S8 por edhe për modelet tjera të cilat i ka zbuluar së fundmi, të tilla si A3, A5 dhe A7.

“Samsung është duke konsideruar përdorimin e rezistencës ndaj ujit edhe për seritë e saj më të lira, si seria ‘J’, pasi që kjo seri cilësohet si seri më e shitur e telefonave Galaxy”, ka thënë një tjetër burim.

Përveç Samsungut dhe Apple, edhe prodhues të tjerë po i bashkëngjiten përdorimit të rezistencës ndaj ujit, duke filluar nga LG dhe disa prodhues kinezë.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page