Pistoleta që duket si 'smartphone' [foto&video]
- rilindjashqiptare
- Jan 15, 2017
- 1 min read

Në Evropë, policia është paralajmëruar të qëndrojë vigjilente, ngase në treg është shfaqur një pistoletë e cila ka formën e një telefoni mobil.
Pistoleta e kalibrit 380 mundet të paloset dhe të merr formën e një telefoni mobil “smartphone”.
Ky “zbulim” do të fillojë të shitet ilegalisht në Evropë gjatë muajve të ardhshëm. I krijuar në Minnesota, kjo pistoletë mund të përmbajë vetëm dy plumba dhe gjithashtu ka të instaluar laser në të. Sipas “The Times”, ende pa dalur në treg, njerëzit kanë bërë rreth 12,000 porosi për të.
Çmimi i saj do të jetë nga 375 € dhe do të fillojë të dalë në treg në dy mujorin e parë të vitit 2017.



Comments