top of page
123.jpg

Katërvjeçarja ka lexuar mbi njëmijë libra (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 16, 2017
  • 1 min read

Daliyah Arana nga Shtetet e Bashkuara, që është katërvjeçare, ia ka dalë të lexojë më shumë se njëmijë libra.

Para se të mbushte tre vjet, ajo e ka lexuar librin e parë të ilustruar dhe që atëherë nuk e ka ndaluar këtë pasion, transmeton Telegrafi.

Lexoi më shumë se njëmijë libra edhe pse shumë e vogël

Nëna saj e ka regjistruar në një program përmes të cilit fëmijët lexojnë shumë libra para se të hyjnë në shkollën fillore. Mirëpo, Daliyah e ka bërë këtë shumë më herët.

Për këtë arsye, e ëma Haleema i ka shkruar një letër Kongresit të Bibliotekave, ku i ka treguar titujt dhe shifrën e librave që i ka lexuar e bija.

Vogëlushja shpallet si Bibliotekistja e Ditës

Për këtë arsye, vogëlushja është shpallur si Bibliotekistja e Ditës dhe ka pasur mundësi që të vizitojë të gjitha kthinat e ndërtesës dhe të qëndrojë në sektorin e fëmijëve.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page