top of page
123.jpg

Video-Skandal/ Mësuesja dhunon "barbarisht" nxënësit e klasës së parë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 17, 2017
  • 1 min read

Emisioni investigativ “STOP” në TV Klan, mbrëmjen e sotme, ka denoncuar një rast dhune, kryesisht psikologjike dhe fizike, ushtruar nga mësuesja ndaj nxënësve në klasë të parë.

Nëpërmjet një kamere të fshehtë tregohen mjaft qartë momentet depresive dhe shtazarake të mësueses Fatime Vata gjatë procesit mësimor. Veç goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës.

Gjashtë muaj më parë, emisioni investigativ “STOP”, denoncoi një rast tjetër dhune, të përmasave ekstreme, ku administratorja e një kopshti privat, dhunonte barbarisht një fëmijë vetëm tre vjeç.

Referuar këtij denoncimi, gjykata, ka dënuar me disa vite burg administratoren e kopshtit, Anjeza Shabani./opinion.al/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page