top of page
123.jpg

Kujdes: Nëse ju vjen ky mesazh në Gmail, assesi mos e hapni!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 17, 2017
  • 1 min read

Një skemë e re phishing, që ka në shënjestër përdoruesit e Gmail, ka mashtruar shumë njerëz, përfshirë ekspertë të teknologjisë për të dhënë kredencialet e tyre të Google.

Hakerët përdorin kredencialet e marra nga përdoruesit e Gmail, për të hyrë në llogarinë e tyre, pasi i dërgojnë një mesazh ku pastaj përgjojnë përdoruesit, pa u vënë re nga ta.

Sulmi nuk ka në shënjestër vetëm përdoruesit e Gmail, por edhe shërbimet e tjera, transmeton koha.net.

Kjo skemë është vërejtur nga Mark Mauder, që është shefi i Wordfence i cili është shërbim për siguri në WordPress.

Si funksionon ky sulm

Njerëzit me lehtësi po bien në këtë skemë, pasi emaili vjen nga një person i njohur për ta, emaili i të cilit tashmë është i kompromentuar.

Email i cili i dërgohet viktimave, nga emailadresa të njerëzve që njihen nga ta, përmban fotografi të maskuara si file PDF.

Pasi ky file të klikohet, një faqe e re hapet, e cila i kërkon përdoruesve që të kyçen prapë në llogarinë e tyre në Gmail. Këtu bien në mashtrim viktimat, madje edhe njohës të mirë të teknologjisë, pasi aty shfaqet adresa kinse e Google, “accounts.google.com”, dhe menjëherë pasi të kyçen në të llogaria e tyre komprometohet.

Si të mbrohemi

Hakerët përdorin metodën phishing të njohur si URl apo identifikuesi i të dhënave burimore. Përdoruesit duhet të sigurohen para se të kyçen që të mos ketë asgjë në adresë para “accounts.google.com”.

Hakerët e këtij sulmi i kanë bashkangjitur adresës “data:test/html” para “https/accounts.google.com”.

Gjithashtu të aktivizojnë mënyrën me dy hapa të autetentifikimit të Gmail, pasi hakerëve do t’iu duhet edhe pjesa e dytë për t’u kyçur në emailet e viktimave, dhe nuk do të munden.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page