top of page
123.jpg

Keto janë arsyet shkencore pse disa femra tradhëtojnë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 18, 2017
  • 1 min read

Shkencëtarët nga Teksasi kanë bërë kërkime nëse gratë tradhëtojnë nën ndikimin e hormoneve, ose për shkak se ato janë të pakënaqura dhe kanë gjetur se …

Në studim u përfshinë 52 femra studente në mes të 17 dhe 30 vjeqare, që nuk kanë përdorur kontraceptivë. Shkencëtarët kanë studiuar marrëdhënien në mes të motivimit seksual dhe estradiolit – hormoni që sekretohet nga vezoret dhe që është i lidhur me aftësinë riprodhuese apo i ashtuquajturi “hormon i seksit”.

Shkencëtarët matën nivelet e këtij hormoni në organizmin e vajzave në javën e ovulacionit dhe kërkuan prej tyre që të vlerësojnë atraktivitetin e tyre fizik, tendencat e tyre për mashtrim dhe tradhëti të partnerit të përhershëm. Vëzhguesit e pavarur vlerësuar poashtu atraktivitetin e tyre fizik.

U vërtetua se niveli i estradiolit te femrat është i lidhur ngushtë me mendimin personal për atraktivitetin e tyre fizike. Ato e shohin veten shumë tërheqëse.

Femrat me nivele të larta të hormoneve treguan një gatishmëri të madhe për të flirtuar, lidhje seksuale, por niveli estradiolit është i lidhur negativisht me kënaqësinë seksuale, të cilën ja jep një gruaje një partner i përhershëm.

Shkaku i tradhëtisë, megjithatë, duhet të kërkohet te kënaqësia që e ofron, ose nuk e ofron, partneri i përhershëm. Mekanizmat psikologjikë ende luajnë një rol të rëndësishëm në motivimin seksual dhe sjelljen e femrave.


Bình luận


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page