top of page
123.jpg

Këtë duhet ta dini kur paguani me kredit kartelë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 19, 2017
  • 1 min read

Shumë njerëz bien viktimë e kriminelëve të cilët i skanojnë kartelat e tyre të kreditit për të nxjerrë info duke përdorur pajisje speciale (të rrejshme) për të vjedhë para.

Sot, edhe kur e përdorni kartelën në dyqane ose restorante, mund të bini në këtë grackë.

Ingenico, një prodhues i pajisjeve për skanimin e kartelave të kreditit, kohët e fundit ka publikuar disa këshilla se si të identifikoni një pajisje të rrejshme, transmeton Gazeta Express.

Për të gjithë ata që përdorin kartelën e kreditit për të bërë pagesa, ky informacion do të jetë shumë i dobishëm.

Një pajisje e rrejshme është dukshëm më e madhe se sa normalja

Nuk ka butona të theksuar

Drita e gjelbër LED është e bllokuar

Gabime të vazhdueshme në operim

Pajisjet e rrejshme nganjëherë kanë probleme me shiritin e tyre magnetik kur skanojnë të dhëna. Kjo rezulton në më shumë gabime të operimit dhe në mënyrë të konsiderueshme ngadalëson punën normale të pajisjes. Kështu që kushtoni vëmendje nëse pajisja funksionon më ngadalë se sa që duhet.

Një majë shkruese nuk është e bashkëngjitur


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page