top of page
123.jpg

Shkencëtari rus, që pretendon ta ketë gjetur ilaçin e përjetësisë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 19, 2017
  • 1 min read

Nëse do ta kishit gjetur një baktere, që ka arritur të mbijetojë në Siberi për 3.5 milionë vjet, çka do të kishit bërë me të?

Nëse thoni se ‘do ta kishit injektuar në gjak’, atëherë ju mendoni njëjtë si shkencëtari rus, Anatoli Brouchkov, që e ka bërë një gjë të tillë para dy vitesh, duke besuar se e ka gjetur burimin e rinisë së përhershme. ‘Bacillus F’ ishte zbuluar në vitin 2009 në Malin Mamuth në Republikën Sakha – regjioni më i madh dhe më i ftohtë në Siberi,raporton Gazeta Kosova Sot

Që prej atëherë, shkencëtarët janë marrë me studimin e ADN-së së kësaj baktere dhe muajin e kaluar kanë bërë të ditur që e kanë dekoduar ADN-në e saj. Mirëpo, ky lajm ka mbetur nën hije, pasi që është bërë e ditur se shkencëtari rus, Brouchkov, e kishte injektuar këtë baktere në gjak para dy vitesh, me qëllim që të bëhet i pavdekshëm. Ai tani thotë se po ndihet shumë më mirë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page