top of page
123.jpg

Parandaloni mykun me këto masa të thjeshta

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 20, 2017
  • 1 min read

Myku është një problem shumë i zakonshëm në ambientet e shtëpive dhe i vështirë për t’u hequr nga to.

Por, në rastin kur parandalimi nuk mjafton, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të eliminuar mykun!

- Ajrosni dhe ngrohni periodikisht ambientet tuaja të banimit. Përdorni funksionin e ‘heqjes së lagështirës’ në pajisjet tuaja, si p.sh., tek kondicioneri (shikoni fletën udhëzuese të pajisjes)

- Kujdesuni për të ajrosur veçanërisht vendet me kondensim, si dushin, ambientin e gatimit apo dhomat e gjumit. Ato duhen ajrosur dy herë në ditë, nga 20 minuta.

- Vendosini mobiliet me distancë nga muri. Qarkullimi i ajrit pas tyre shmang krijimin e mykut.

- Përdoreni sa më pak tharjen e rrobave në ambientet e brendshme dhe mos e teproni me mbajtjen e luleve natyrale brenda.

- Ambientet pa dritare duhet të pajisen patjetër me ventilim.

- Por edhe në këndet apo pozicionet e thella, shikoni mundësinë e instal¬imit të ventilatorëve. Një ventilator i vogël jep efekt shumë të madh kundër krijimit të mykut.

- Sapo të identifikoni rrjedhje apo kondensime, merrni masa për t’i riparuar apo eliminuar.

Nëse ato vazhdojnë, myku, shumë shpejt, do të jetë i pranishëm.

-Mos magazinoni brenda shtëpisë sende që mund të shkaktojnë myk dhe shmangni mbajtjen e kutive direkt në dysheme, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page