top of page
123.jpg

Shkencëtaret zviceranë ruajnë të nxehtit e verës për ta përdorur dimrit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 21, 2017
  • 1 min read

Një grup shkencëtarësh zviceranë thonë se kanë zbuluar një proces që mund të ruajë të nxehtit të verës, e cila më vonë është shumë e thjeshtë dhe e lehtë të përdoret në dimër. Gjithashtu energjia që ruhet fizikisht mund të zhvendoset në ndonjë vend që ne kemi nevojë.

Qëllimi i këtij projekti është për të zvogëluar përdorimin e lëndëve djegëse për ngrohje në dimër. Këtë risi e kanë krijuar shkencëtarët që punojnë në laboratorët zviceranë EMPA, duke përdorur hidroksid të përqendruar natriumi (NaOH), nëpërmjet të cilit është ruajtur sasia e ngrohjes. Po ashtu janë përdorur komponentë të ndryshme që konvertohen për lirimin e ngrohjes kur është e nevojshme.

Shkencëtarët, duke e përdorur faktin që kur uji derdhet në hidroksid natriumi shfaqet reaksioni ekzotermik, ku energjia kimike në NaOH qarkullon në formë të nxehtësisë.

Në këtë mënyrë, sasi të mëdha të ngrohjes mund të lirohet nga hidroksid natriumi vetëm duke shtuar ujë. Nga ana tjetër, avantazh i madh është se ngrohja e “bllokuar” mund të ruhet për muaj apo edhe vjet derisa NaOH përsëri të vijë në kontakt me ujin, , shkruan albinfo.ch.

Ky projekt është ende në fazën e prototipit, por laboratorët EMPA kërkojnë partnerë tregtarë që do të ndihmojnë në krijimin e një versioni kompakt të sistemit për përdorimin e saj nëpër familje.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page